Pothuajse 13,000 ushtarë ukrainas kanë vdekur që nga pushtimi i Rusisë, ka pohuar një ndihmës i presidentit Volodymyr Zelensky .

Mykhailo Podolyak, i cili këshillon Presidentin ukrainas, ka deklaruar se nga 10,000 deri në 13,000 trupa kanë humbur jetën, teksa asnjë nga dy vendet e përfshira në luftë nuk jep shifra për viktimat e vendeve të tyre përkatëse dhe komentet e z. Podolyak nuk janë konfirmuar nga Ukraina .

Mark Milley, një gjeneral i lartë amerikan, muajin e kaluar tha se rreth 100,000 ushtarë rusë dhe 100,000 ukrainas kishin vdekur ose ishin lënduar që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

Ursula Von der Leyen, kryetarja e Komisionit të BE-së tha se 100,000 trupa ukrainase ishin vrarë në një adresim të mërkurën, por Komisioni i BE-së më vonë tha se kjo shifër ishte një gabim dhe iu referua të vrarëve dhe të plagosurve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: