Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy deklaroi se “situata në vendin e tij nuk është një film” pasi u pyet se kur do të fillojë kundërofensiva e shumëpritur ndaj Rusisë.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin estonez Alar Karis sot në Kiev, udhëheqësi ukrainas tha: “Ky nuk është një film. Është e vështirë për mua të them se si do të ndodhë kundërsulmi.”

Zelenskyy u shpreh se “gjëja kryesore” sa i përket kundërsulmit është “se Rusia po e sheh dhe po e ndjen ofensivën”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb