Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Rusia po përpiqet të zgjasë luftën dhe se Ukraina duhet t’i përgjigjet me shpejtësi.

“Sot u mbajt një takim tjetër i udhëheqjes ushtarake shtetërore. Fokusi kryesor është, natyrisht, situata në front. Përkatësisht në rajonin e Donetskut dhe në drejtimet jugore. Situata është shumë e vështirë. Bakhmut, Vugledarski dhe drejtime të tjera në rajonin e Donetskut janë nën sulme të vazhdueshme ruse. Ka përpjekje të vazhdueshme për të thyer mbrojtjen tonë. Pavarësisht humbjeve të shumta në fuqi punëtore, armiku ruan një intensitet të lartë sulmesh”, tha Zelensky.

Gjithashtu ai vuri në dukje se është shumë e rëndësishme të ruhet “dinamika e mbështetjes së mbrojtjes” të partnerëve ukrainas dhe se shpejtësia e furnizimit me armë “ishte dhe do të jetë një nga faktorët kryesorë në luftë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb