Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka ndarë çmimet e oficerëve gjatë një ceremonie në kuadrin  e 9-vjetorit të Gardës Kombëtare të Ukrainës sot në Kiev.

Skenat vijnë pasi forcat ruse sulmuan zonat veriore dhe jugore të frontit në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës , duke vazhduar me ofensivën e tyre, pavarësisht pohimeve nga Kievi se sulmi i Moskës ishte në afërsi të qytetit Bakhmut.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Raportet ushtarake ukrainase përshkruan luftime të ashpra në sektorin verior përgjatë një shtrirjeje të frontit që shkon nga Lyman në Kupiansk, si dhe në jug në Avdiivka në periferi të qytetit të Donetskut të kontrolluar nga Rusia.

Të dyja janë pjesë të frontit që kanë qenë objektivat kryesore ruse në një fushatë ofensive dimërore për të kapur plotësisht rajonin e industrializuar të Donbasit të Ukrainës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: