Futbolli është një histori pasioni që nuk njeh pengesa. Bukuria e një ndeshje futbolli sigurisht që është tifozëria, fundja misioni i futbollit është argëtimi!

Kur shikon stadiume bosh, madje në ligat më të mira europiane që shpenzohen miliona euro për futbollin, me të vërtetë që të vjen keq! Por ka edhe nga ata tifozë, pasioni i të cilëve sfidon çdo gjë, madje edhe luftën!

Nëse nuk ju besohet shikoni videon e mëposhtme që tregon se si në Siri, në vendin më të përgjakur nga lufta vitet e fundit, futbolli vazhdon të ndiqet masivisht, madje mjaft ekipe kanë grupe ultrasish të organizuar që mbështesin ekipet e tyre në mënyrë të pakushtëzuar.

“Mënyra më e mirë për të harruar luftën është futbolli”-shprehet një tifoz.

“Harroni luften, harroni vrasjet, harroni gjakun dhe brohorisni për ekipin tuaj”-shprehet një tjetër tifoz.

Ky është një mesazh dhe shembull i fortë nga Siria se si duhet mbështetur ekipi i zemrës, pavarësisht vështirësive dhe pengesave!

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: