As sot, për të dytën ditë me radhë nuk do të hapen korridore evakuimi në Ukrainë. Kjo do të thotë se cilët nuk mund të shpëtohen nga zonat e rrethuara prej rusëve, raporton “Sky News”.

Korridoret e mëparshme të evakuimit, të cilat kanë pasur nivele të ndryshme suksesi, kanë lejuar njerëzit të dalin nga zonat e rrezikshme dhe kanë sjellë ndihma humanitare.

Rreth shtatë milionë njerëz janë të zhvendosur brenda vendit në Ukrainë, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin.

Miliona të tjerë kanë ikur në vendet fqinje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: