Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut ka deklaruar se numri i civilëve të vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus ka arritur në më shumë se 3,000 njerëz.

Përkatësisht janë regjistruar 3, 153 të vrarë, duke shënuar një rritje të shifrave që nga dita e premte.

Shumica e viktimave kanë humbur jetën si pasojë e armëve shpërthyese, nga sulmet me raketa si edhe sulmet ajrore, ka bërë me dije zyra e OKB-së.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb