Kreu i kompanisë ushtarake private ruse Wagner, Yevgeny Prigozhin, tha se ai dhe mercenarët e tij do të konsideroheshin “tradhtarë” nëse do tërhiqeshin, ku luftuan për disa muaj. Ai shtoi se po konsiderohet tërheqja pasi sërish në furnizimet e ardhura nuk ka mjaftueshëm municion.

“Dje ka mbërritur një urdhër lufte, i cili thotë qartë se nëse largohemi nga pozicionet tona, kjo do të konsiderohet tradhti ndaj atdheut, por nuk ka municion. Pastaj do të largohemi nga pozicionet tona dhe do të ne pyesim se kush po e tradhton realisht atdheun. Kush po tradhton Rusinë është personi që ka firmosur urdhrin për furnizimin me pak municion”, u shpreh Prigozhin.

Kujtojmë që gjatë javës së kaluar Prigozhin akuzoi zyrtarët e lartë rusë për mosdhënien e municioneve luftarake dhe se do largohej nga Bakhmuti, qyteti ku po luftohet prej muajsh për t’u pushtuar nga Rusia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb