Një gazetar francez që punonte për agjencinë e lajmeve AFP është vrarë në Ukrainë në një sulm me raketa ruse në Bakhmut.

Arman Soldin, një koordinator video 32-vjeçar, vdiq të hënën kur një raketë Grad ra pranë vendit ku ai po qëndronte. Soldin ishte me ushtarët ukrainas në qytetin Chasiv Yar, 10 km nga Bakhmut, ku luftimet kanë vazhduar për muaj me radhë.

Që prej fillimit të luftës në Ukrainë, kanë humbur jetën të paktën 11 gazetarë, shoferë për organizatat mediatike.

Për vdekjen e gazetarit janë bërë homazhe nga familjarët, miqtë dhe kolegët e tij, duke e përshkruar atë si ‘reporter fantastik’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb