Analisti Arian Vasjari i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se Ilir Meta si president po fillon të ketë të drejtë gradualisht.

Ai tha se shumë persona kanë filluar t’i japin të drejtë Metës, pasi po shikojnë se Gjykata Kushtetuese po ngrihet me problematika të shumta.

“Mua më intereson më tepër fati i reformës në drejtësi. Do të ishte kosto e tmerrshme ndaj kësaj reforme. Ilir Meta gradualisht po fillon të ketë të drejtë. Unë e mendoj kështu. Maxhoranca e nisi reformën, por duhet që ta çosh deri në fund.

Gjykata Kushtetuese do të ketë fate të politikanëve në vend. Palët duan ta kapin. Reforma në drejtësi e ka tronditur këtë mjedis korruptiv. Por, çështja e Gjykatës Kushtetuese ka gjëra ku nu shkojnë, ky është perceptimi, kjo gjë më shqetëson”, tha Vasjari.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb