Përveç luftës për zonën Champions në Premier League e ashpër është dhe ajo për mbijetesë.

West Ham ka hedhur sot një hap të sigurt drejt qëndrimit në Premier League pas fitores 3-1 ndaj rivales direkte Watford.

Antonio, Soucek dhe Rice shënuan që në pjesën e parë për t’u shkëputur nga Watford dhe nga zona e ftohtë teksa tashmë në dy ndeshjet e fundit i mjafton vetëm 1 pikë ose që Bournmouth mos marrë 6 pikë të plota.

Por nga ana tjetër Watford rrezikon shumë tashmë pasi është vetëm 3 pikë më shumë se Bournmouth që mban vendin e 18-të. Në lojë është edhe Brighton që ka 37 pikë por edhe Aston Villa që ka 31 pikë sa Bournmouth.

Pra janë 5 ekipe tashmë që luftojnë por deri tani të  rrëzuar janë Bournmouth dhe Aston Villa në vendin e 18-të dhe 19-të me nga 31 pikë, ndërkohë Watford është mes ‘zjarrit’ me 34 pikë kurse më komodë janë West Ham dhe Brighton me nga 37 pikë por që u duhet dhe 1 pikë për ta siguruar matematikisht mbijetesën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb