Një 31- vjeçar do të hetohet pasi Policia ka referuar materialet në Prokurori për dëmtim të habitateve në zonën e mbrojtur të Malit të Tomorit.

D.Q, banues në Vodicë të Poliçanit sipas Policisë nuk ka tërhequr mjetet e rënda nga Mali i Tomorit edhe pse kishte marrë njoftimin.

Mjetet e rënda biznesmenët i përdorin ende në Malin e Tomorit për guroret të cilat nuk lejohen më me ligj pasi është zonë e mbrojtur.

NJOFTIMI I POLICISË

Në vijim të operacionit “Lufta kundër shkatërrimit dhe mbrojtja e Malit të Tomorit”, nga ana e strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, në bashkëpunim me strukturat e Komisariatit të Policisë Skrapar, janë referuar materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin D. Q., 31 vjeç, banues në fshatin Vodicë, Poliçan.

Ky shtetas, edhe pas njoftimit të marrë, nuk i ka tërhequr mjetet e rënda nga zona e mbrojtur në Malin e Tomorit.

Vepra penale “Dëmtim i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore’’.

Vazhdon puna për pastrimin e zonës së mbrojtur në Malin e Tomorit, nga mjetet e rënda.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb