Presidentja e Komisionit Europian, Ursula vod der Leyen ka deklaruar se lufta në Ukrainë po vendos në pikëpyetje rëndin ndërkombëtar.

Në fjalën e saj të mbajtur në sallën e Kongresit të orumit Ekonomik Botëror , Von der Leyen tha se tashmë nuk bëhet fjalë vetëm për mbijetesën e Ukrainës apo sigurisë europiane, ndërsa shtoi se Ukraina ka nevojë për mbështetje të drejtpërdrejtë buxhetore.

“Ukraina duhet ta fitojë këtë luftë dhe agresioni i Putinit duhet të jetë një dështim strategjik”, tha ajo.

Gjithashtu theksoi se BE do t’i përdorë asetet e ngrira ruse për rindërtimin e Ukrainës

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: