Presidenti i Finlandës e ka pranuar hapur gjithë dushimet që ishin hedhur deri më tani.

Sipas fjalës së presidentit vendi i tij ka të ngjarë të jetë në shënjestër të luftës kibernetike ruse dhe mund të përballet me shkelje të kufijve nëse vendos të kandidojë për anëtarësim në NATO.

Ndërkohë njoftohet nga mediat e huaja se disa sondazhe në javët e fundit kanë treguar se shumica e finlandezëve tani mbështesin anëtarësimin. Presidenti Sauli Niinisto tha në një intervistë se avantazhi më i madh do të ishte “për të marrë një efekt parandalues”.

Por gjithashtu ai vuri në dukje rrezikun e sjelljes destabilizuese nga ana e Rusisë gjatë një procesi pranimi, i cili do të zgjaste me muaj tensionet në kufi, shkeljet e mundshme “të fuqishme” të kufirit dhe territorit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: