Ekipet ukrainase të riparimit vazhduan përpjekjet për të kthyer energjinë elektrike në miliona shtëpi më 25 nëntor pas sulmeve shkatërruese me raketa ruse këtë javë në objektet e infrastrukturës, duke përfshirë burimet e ujit dhe ngrohjes. Presidenti Volodymyr Zelenskiy tha se më shumë se 6 milionë familje mbeten në errësirë.

“Që nga kjo mbrëmje, ndërprerjet e energjisë vazhdojnë në shumicën e rajoneve dhe në Kiev”, tha ai. Por ai tha se ekipet e riparimit kishin arritur të përgjysmojnë numrin e vendeve të prekura që nga 23 nëntori, një nga netët më shkatërruese të bombardimeve ruse të infrastrukturës elektrike në pushtimin nëntëmujor. Përveç kryeqytetit, Zelenskiy tha se Odesa në Detin e Zi, Lviv në Ukrainën perëndimore, Vinnytsia dhe Dnipropetrovsk në Ukrainën qendrore janë disa nga zonat më të goditura.

Kompania kombëtare e rrjetit të energjisë, Ukrenerho, tha përmes Telegramit më 25 nëntor se deri në orën 19:00. rreth 30 për qind e furnizimeve me energji elektrike të vendit ishin ende jashtë funksionit. Ukrenerho tha se po vazhdonte një “restaurim i ndarë në faza” dhe se ekipet e riparimit “po punojnë gjatë gjithë kohës”, por u bëri thirrje qytetarëve që të kursejnë energjinë. Pushtimi rus i Ukrainës nisi në muajin shkurt të këtij viti. Javëve të fundit, Ukraina ka arritur që t’i rikthejnë nën kontroll disa qytete që ishin pushtuar nga rusët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: