Agjencia e lajmeve ruse, Ria ka zbardhur diskutimet e zhvilluara këtë të martë mes Presidentit rus, Vladimir Putinit dhe homologut të tij, Emmanuel Macron.

Udhëheqësi rus theksoi se vendet perëndimore mund të ndihmojnë në ndalimin e krimeve të ushtrisë ukrainase dhe militantëve të batalioneve kombëtare, por në vend të kësaj vendet e BE-së i injorojnë ato.

Macron, nga ana tjetër, shprehu shqetësimin për problemet në zhvillim të sigurisë globale të ushqimit, raporton theguardian.

Putin, si kundërpërgjigje, theksoi se “situata është e ndërlikuar përshkak për këtë shkaku i sanksioneve të vendeve perëndimore” ndërsa vuri në dukje rëndësinë e funksionimit të papenguar të infrastrukturës globale logjistike dhe transportit.

Putin gjithashtu raportohet se i ka thënë Macronit për lehtësimin e evakuimeve nga Azovstal në Mariupol dhe ka treguar planin për negociatat e ardhshme me Kievin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: