Në shtëpinë e “djajve të kuq” ka një krisje totale në dhomat e zhveshjes, me lojtarët që janë ndarë në dy kampe, ndërsa tensioni është i lartë. Nga njëra anë është Maguire, ndërsa nga ana tjetër është C.Ronaldo. Shkak për këtë përçarje është bërë një vendim i trajnerit Rangnick i cili kërkon që CR7 të marrë gjithnjë e më shumë fuqi brenda ekipit, të jetë ai pikë referimi për të rinjtë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ky vendim i teknikut gjerman nuk është pritur mirë nga kapiteni Harry Maguire i cili ndjen se statusi i tij po zbehet. Për të shtuar edhe më shumë zërat ka menduar Bruno Fernandes, i cili është në krahë të Ronaldon. Në Istagramin e tij portugezi ka publikuar një foto ku shihet mes Bailly dhe Varane, foto kjo e shoqëruar me mbishkrimin: “Mes këtyre të dyve ndihem me të vërtetë i sigurt”. Ky status është lexuar si një sulm ndaj Maguire.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb