Shefi i ushtrisë mercenare Wagner ka kritikuar liderët ushtarakë të Rusisë pasi forcat e armatosura ukrainase arritën të rimarrin pozicionet e tyre në periferi të Bakhmut.
Yevgeny Prigozhin tha se ishte një ‘turp’ që trupat e Kievit ishin në gjendje të zmbrapsnin linjat ruse dhe të kapnin Berkhivka, një qytet në periferitë veriore të qytetit të sulmuar.
Grupi Wagner i Prigozhin vetëm muajin e kaluar arriti të nxjerrë Bakhmutin nga duart e Ukrainës pas muajsh luftimesh brutale, me dhjetëra mijëra të vrarë nga të dyja anët .
Shefi i mercenarëve goditi ministrin e mbrojtjes të Rusisë Sergei Shoigu dhe shefin e ushtrisë Valery Gerasimov, duke i nxitur që të shkojnë në vijën e frontit dhe të shohin dështimet e tyre.
“Një pjesë e Berkhivkas tashmë ka humbur, trupat po ikin ngadalë. Çfarë turpi! Shoigu, Gerasimov, ju bëj thirrje të vini në front, ngrini pistoletat drejt njerëzve tuaj për t’i bërë ata të shkojnë përpara. Dhe nëse nuk mundeni, atëherë vdisni si heronj”, u shpreh ai.