Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Bjellorusisë të mos përfshihet në sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës, pas deklaratave të çmendura të Presidenti Aleksandër Lukashenko se “Do vendosim sisteme raketore që të kontrollojmë situatën deri në Berlin”.

Në një deklaratë urgjente, shefi i BE, Charles Michel, i kërkon Bjellorusisë që të “mos marrë pjesë” në sulmin ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës.

“Mos u bëni pjesë e veprimeve shkatërruese të Rusisë. Mos merrni pjesë në këtë tragjedi të panevojshme kundër fqinjëve tuaj në Ukrainë”, ka thënë Michel në një thirrje drejtuar Bjellorusisë dhe popullit të saj.

Ndërkohë, BE njofton se do të ketë një samit urgjent për të vendosur sanksione të reja ndaj Moskës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb