SHBA- Një luftë diplomatike është duke u zhvilluar në New York. Ndërsa pala kosovare është duke kërkuar mbështetje nga faktorë të jashtëm për anëtarësimin e vendit në UNESCO, pala serbe është duke bërë të kundërtën.

Edhe pse Serbia ka nënshkruar një marrëveshje me Kosovën dhe garant i saj është Bashkimi Evropian, për mosbllokimin e Kosovës për anëtarësim në mekanizmat ndërkombëtar, zyrtarët e Serbisë, publikisht po vazhdojnë të lobojnë kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, para nisjes për në New York, i kishte thënë Tribuna Channel se synimi i tyre kryesor është mbledhja e votave për anëtarësim të Kosovës në UNESCO.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: