Vijon gara e fortë në NBA, me skuadrat që po luftojnë për një vend në play-off. Në Perëndim, skuadra e Phoenix Suns fitoi 130-126 ndaj Dallas Mavericks, dy ekipe pretendente për titull këtë sezon. Durant me 37 pikë e Booker me 36 fituan duelin ndaj dyshes Doncic-Irving, që së bashku realizuan 34 pikë.

Po në këtë konferencë, skuadra e Los Angeles Lakers mundi 113-105 kampionët e Golden State, në një ndeshje ku të gjithë titullarët e ekipit vendës realizuan mbi 10 pikë. Më i miri në fushë ishte Anthony Davis, autor i 39 pikëve. Lakers ngjiten në vendin e 11-të, vetëm 1 pozicion larg play-in, tre fitore larg zonës play-off.

Milwaukee Bucks vijon të jetë lider në Konferencën e Lindjes, duke u rikthyer menjëherë te fitorja, pasi mposhti në transfertë 117-111 Washington Wizards. Antetokounmpo realizoi një “triple double”, me 23 pikë, 10 rebound e 13 asist.

Zhgënjen Boston Celtics, që në fushën e tij u mund 131-129 nga Neë York pas kohës shtesë. Quickley me 38 pikë ishte më i miri për nju-jorkezët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb