TIRANE- Prej kohës kur mori drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmataj lëvizte me një automjet tip “Benz” me targa AA 237 HT.

Sot në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme u pa të mbërrinte me një tjetër automjet.

“BalkanWeb” mësoi se automjeti i është marrë pasi rezulton se është pronë e organit qendror të akuzës. Arsyet pëse i është marrë automjeti janë të paqarta.

Ama, duket si pikënisja e një lufte të ftohtë mes kreut të Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj dhe Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku.

Kjo e fundit e ftoi në takim Hajdarmatajn dhe përmes një njoftim për shtyp deklaroi se e mbështet dhe inkurajon trupën e prokurorëve të Krimeve të Rënda. Po ndërkohë drejtuesit të këtij institucioni i heq automjetin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb