KORÇË

Në një bashkëbisedim nga Korca kryeministri Edi Rama vlerëSoi punën e mjekëve në luftë me pandeminë, ndërsa komentoi edhe cështjen e vaksinimit kundër virusit.  Rama deklaroi sot se është marrë konfirmimi që të fillojë furnizimi me vaksinat Pfizer nga dita e hënë.

“E kam ditur edhe më parë që ne kemi një trup mjekësh e infermierësh që është realisht për t’u respektuar dhe ka një hendek të madh mes realitetit të punës së tyre dhe perceptimit që ushqehet, besoj unë nga eksperiencat e këqia të së shkuarës edhe nga fakti që shumë kush për fat të mirë nuk ka marr shërbim vitet e fundit në spital dhe ka eksperienca të kohëve të tjera. Por ushqehet edhe nga raste të neveritshme si sanitarja te Covid2, apo sic mund të ketë edhe të tjera por nuk mund ta rrëzojnë investimin kolosal të mjekëve në mbrojtje të jetës së njerëzve në këtë periudhë të jashtëzakonshme. “ tha Rama.

Ndër të tjera kreu i qeverisë komentoi edhe vaksinimin nga covid-19, ndërsa tha foli për një luftë e paimagjinueshme interesash e prapaskenash për të gjetur shtegun për të qenë më afër vaksinës, por theksoi se plani do të jetë me tre skenarë.

“Vaksina, besoj po e ndiqni c po ndodh me vendet e mëdha që kanë vështirësi për ta garantuar për shkak se pfizer ka bërë një frenim të prodhim me argumentin se i duhet kohë për të financuar investimin në rritje të prodhimit. Është një raport i zhdrejtë. Dhe është e kuptueshme që gjithë planeti do vaksinë, Ne në radhë të parë më vjen mirë që ia dolëm të dalim nga rrethimi ku u gjendën pa dëshirën dhe jo për fajin tonë, së bashku me vende të tjera që u lanë jashtë dhe arritëm të kemi një marrëveshje me pfizer pa prit COVAX dhe që nuk dihet kur do fillojë.

Kemi një kontratë me Pfizer për 500 mijë doza e rinovueshme. As ne nuk bëjmë përjashtim nga e përgjithshmja, nuk i patëm në kohë vaksinat, kemi marrë konfirmimin që do të nisë furnizimi nga Pfizer ditën e hënë, shpresoj mos marrim  njoftim tjetër. Do nisim me një sasi më të vogël se e premtuara po do të vijnë duke u rritur shpejt. Jemi afër dozës së dytë për ata që e kanë marrë dhe në momentin që nis furnizimi do kemi mundësi ta shtrijmë shumë shpejt për ju, mjekët e infermierët. Kemi negociata të avancuara me Astrazenecan, janë disa vaksina të tjera që janë rrugës për të dalë. Është një luftë e paimagjinueshme interesash e prapaskenash për të gjetur shtegun për të qenë më afër vaksinës. Nuk do të kemi mungesa si doza. Planin e kemi me tre skenarë. MSH ka krijuar stafin intensivisht për të gjithë programin e trajnimit, është pak specifik nuk është si vaksinat e gripit që bëhen nga të gjithë do pak informim. Skenari tjetër është 18 muaj dhe tjetri 24. Ndaj jam i sigurtë se do të jemi në rrugën e duhur edhe në këtë aspekt.” përfundoi Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb