Një luftë e re është ndezur pranë kryeqytetit libian, Tripoli, midis forcave pro-qeveritare dhe luftëtarëve rebelë nga lindja e vendit.

Raportet thonë se përplasjet mes kryengritësve të gjeneral Khalifa Haftar dhe grupeve pro-qeveritare po zhvillohen në tre rrethinat në jug të qytetit.

Tripoli është baza e qeverisë e njohur ndërkombëtarisht nga OKB.

I dërguari i OKB-së për Libinë ka insistuar që një konferencë e planifikuar mbi zgjedhjet e reja të mundshme do të vazhdojë ende. Trupat e OKB-së në kryeqytet janë vendosur në alarm të lartë.

Libia është shkatërruar nga dhuna dhe paqëndrueshmëria politike që nga koha kur sunduesi Muamar Gadafi u rrëzua dhe u vra në vitin 2011.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb