Të paktën 79 të burgosur janë vrarë në luftime të njëkohshme në katër burgje në Ekuador, një nga incidentet më vdekjeprurëse në burgjet e vendit në vite.

Ushtria dhe policia u angazhuan në përpjekje për të shuar dhunën, e cila filloi të martën.
Ekspertët thonë se luftimet u nxitën nga një betejë për kontrollin e burgjeve pasi një udhëheqës bande u vra në dhjetor.

Numri i të vdekurve është më i lartë se totali i të burgosurve të vrarë në 2019 dhe 2020 së bashku.
Herët të mërkurën me kohën lokale, autoritetet e burgut thanë se situata ishte tani “nën kontroll”. Ata azhurnuan numrin e të vdekurve dhe thanë se dhuna kishte përfshirë edhe një burg të katërt.
Ngjarja më vdekjeprurëse ndodhi në burgun e Turit, në qytetin e Cuenca, ku 34 persona u vranë.

Raste fatale pati edhe në dy burgje në qytetin Guayaquil dhe në një burg në Latacunga. Të gjithë të vrarët ishin të burgosur, thanë zyrtarët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: