Politologu Roland Lam ii ftuar në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka deklaruar se në një luftë brenda PD, Basha mund të dalë i fituar përballë Berishës, por me polin e krijuar nga ish-kryetari nuk vjen dot në qeveri.

Për Lamin, Berisha e ka seriozisht betejën me Bashën edhe pse e ka të vështirë të bëhet kryetar i PD sërish.

Ai thekson se Basha e ka provuar edhe më parë të lërë të djathtë të pakënaqur dhe ka marrë kostot përballë kundërshtarit.

 

‘’Brenda PD ka yrën jë e çarë, që është një pol, nuk e di çfarë përmasash ka. Me këtë çarje, energjitë, fuqitë e një lideri për të përballuar kundërshtarin, janë më të mëdha apo më të vogla.

Brenda je në luftë, jo në paqe. Në këtë situatë nuk dihet si do të percipitojnë. Berisha mund të dalë që s’ka mbështetës, por mund të dalë dhe e kundërta.

E bën të vështirë përballjen me kundërshtarin. Mendoj se Berisha e ka seriozisht ndaj Bashës. Në këtë situatë ku Berisha s’vjen dot, por një pol e ka. Bash aka shumicën, por nuk vjen dot në pushtet.

Kjo formulë e kthen PD në pushtet? Jo. Basha e ka provuar, ka lënë të djathtë të pakënaqur. Basha ka testuar që në konflikt me të pakënaqurit, me fraksionet nuk vjen dot në pushtet. Të marrin shumë energji, të bëjnë kritikë. Ka një bazament elektorat që hedh pikëpyetje në lidhje me BAshën. Berisha e shton këtë gjë. Unë kam këtë pikëpamje, Basha mund të mbajë partinë, por vështirë të vijë në qeveri. Koha të bëjë një reformim në PD.

Berisha e ka vështirë të bëhet kryetar, por mund të sjellë diçka në PD. ‘’- tha Lami.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: