Duke i vogël dhe i padëmshëm, por një peshkatar nga Florida e di mirë tashmë se si mund të kafshojë edhe një peshkaqen i vogël.

Burri Ervin Maccarty u detyrua të hiqte me forcë duke e prerë me thikë një peshkaqen të vogël që e kishte kafshuar në bark dhe nuk e lëshonte.

Ngjarja ndodhi në brigjet e Marhon në Florida të Shteteve të Bashkuara, kur ai ishte duke notuar.
Maccarty sapo ndjeu kafshimin doli menjëherë nga deti dhe hipi në një varkë aty pranë. Mirëpo peshkaqeni nuk po e lëshonte. Në ndihmë i shkuan edhe disa persona të tjerë, të cilët po përpiqeshin që të hiqnin peshkaqenin e vogël, por pa sukses.

Ata u detyruan ta prisnin me thikë që burri të shpëtonte nga dhëmbët e peshkaqenit, fatmirësisht pa pasoja serioze.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: