EGJIPT

Media e njohur ndërkombëtare “Reuters” shkruan se Egjipti ka nisur një valë të rreptë të ndjekjes të atyre që i konsideron si militantë të Vëllazërisë Myslimane, e cila ra nga pushteti pak kohë më parë.

Egjipti kohëve të fundit ka vrarë 465 persona, militantë të dyshuar të Vëllazërisë Myslimane. Në analizën e Ministrisë së Brendshme të Egjiptit rezulton se këta persona janë vrarë në harkun kohor të 3 viteve. Vrasjet nga MB kanë nisur që në vitin 2015.

Në qershor të atij viti, militantët islamikë kishin vrarë prokurorin kryesor të Egjiptit, Hisham Barakat, një aleat i presidentit Abdel Fattah al-Sisi. Pas kësaj, Sisi miratoi një ligj, me anë të së cilit përligjej dhuna shtetërore ndaj militantëve të Vëllazërisë.

Grupet e të drejtave të Njeriut shprehen se më 2015 Sisi nisi goditjen brutale ndaj militantëve, të cilët ndër të tjera janë edhe kundërshtarë të tij politikë. Policia nisi të kryejë vrasje pa procese gjyqësore, duke e ditur se askush nuk do të dënohej. Në 108 incidente që përfshijnë 471 burra, vetëm gjashtë të dyshuar mbijetuan, ka njoftuar MB e Egjiptit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërsa qeveria thotë se militantët dyshohet se kanë lidhje edhe me ISIS, familjarët e djemve dhe burrave të vrarë thanë se Ministria e Brendshme e tepron me akuzat dhe dhunën sistematike deri në vrasje. Vëllazëria Myslimane u shpall e jashtëligjshme në vitin 2013, kur Sisi erdhi në pushtet dhe u rrëzua Muhamd Mursi.

Raporti më i fundit vjetor i Departamentit të Shtetit të SHBA për të drejtat e njeriut në Egjipt, i lëshuar në mars, tha se abuzimet përfshinin vrasje arbitrare ose të paligjshme nga qeveria ose agjentët e saj, zhdukjet e detyruara dhe torturat.

(d./xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb