Një fuçi baruti e gatshme të shpërthejë. Kështu mund të përshkruhet situate në kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë, me të dyja palët që kërcënojnë për fillimin e një lufte në mosgjetjen e një marrëveshjeje.

Sipas Al Jazeera, Perëndimi, i udhëhequr nga SHBA, ka hedhur vëmendjen pas Ukrainës, e cila humbi kontrollin e gadishullit të saj të Krimesë kur Rusia e aneksoi atë në vitin 2014.

Kremlini e ka justifikuar zhvendosjen e tij ushtarake si një përpjekje për të kundërshtuar zgjerimin e NATO-s në rajon. Rusia ka kërkuar garanci ligjërisht të detyrueshme që aleanca e NATO-s nuk do fusë nën gjirin e saj Ukrainën dhe vendet e tjera ish-sovjetike, apo të vendosë armë atje.
Ajo gjithashtu dëshiron që NATO të tërheqë forcat e saj nga vendet në Evropën Qendrore dhe Lindore që iu bashkuan aleancës që nga vitet 1990.
Rusia është akuzuar gjithashtu për mbështetjen e separatistëve të armatosur në Ukrainën lindore.
Konflikti ka lënë më shumë se 13,000 njerëz të vdekur në gati tetë vjet luftime.
Një marrëveshje paqeje e vitit 2015 e ndërmjetësuar nga Franca dhe Gjermania ndihmoi në përfundimin e betejave në shkallë të gjerë, por një zgjidhje politike ka ngecur dhe përleshjet e shpeshta kanë vazhduar përgjatë vijës së tensionuar të kontaktit.

Në fillim të vitit 2021, një rritje e shkeljeve të armëpushimit në lindje dhe një përqendrim i trupave ruse pranë Ukrainës ndezën frikën e pushtimit, por tensionet u zbutën kur Moska tërhoqi pjesën më të madhe të forcave të saj pas manovrave në prill.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb