Bashkimi Evropian ka përgatitur një paketë “të fuqishme dhe gjithëpërfshirëse” sanksionesh për të goditur Rusinë nëse ajo vazhdon agresionin e saj ndaj Ukrainës, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për gazetat Handeslblatt dhe Les Echos.

“Ne kemi përgatitur një paketë të fuqishme dhe gjithëpërfshirëse sanksionesh financiare dhe ekonomike,” tha von der Leyen për mediat, duke shtuar se këto përfshijnë “kufizimin e aksesit në kapitalin e huaj” dhe “kontrollet e eksportit, veçanërisht për mallrat teknike”.

Tubacioni i diskutueshëm Nord Stream 2 i Detit Baltik është gjithashtu pjesë e paketës së sanksioneve. Nëse tubacioni mund të hyjë në funksion varet “nga sjellja e Rusisë”, tha von der Leyen.

Rusia, e cila pushtoi Krimenë nga Ukraina në 2014 dhe mbështet separatistët në Lindje të vendit, ka grumbulluar rreth 100,000 trupa pranë kufirit ukrainas dhe po kërkon garanci sigurie duke përfshirë një premtim që NATO nuk do ta pranojë kurrë Kievin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb