Në “San Siro” luhet gjysmëfinalja e Kupës së Italisë por në “valle” është më shumë se kaq. Milan dhe Inter janë të vetëdijshëm se ky derbi është ndryshe, është sfida më e rëndësishme e të gjithë sezonit pasi pritet të ketë një ndikim të madhe edhe në kampionat.

Milan shpreson shumë që të përsëritet historia e tre javëve më parë, ku “dopjeta” e Giroud i dhurojë një fitore të çmendur ndërsa Inter kërkon me çdo kusht të hakmerret për atë humbje që pati një efekt domino negativ shumë të madhe në ndeshjet pasuese.

Kjo shihet si një luftë nervash ndërmjet dy ekipeve që nuk vijnë në kushtet më të mira, në kampionat kanë lëshuar jo pak terren, me Napolin që arriti ti parakalojë.

Inter dhe Milan nuk kanë ndërmend të kursehen, në këtë sfidë do të luajnë fort pasi një fitore në Kupë mund të ketë një imapk të madh edhe në kampionat. Për të vendosur se kush do të shkojë në finale ka ende kohë pasi ndeshja e kthimit luhet më 20 prill.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb