TIRANË

Deputeti i PS, Alket Hyseni në një bashkëbisedim me studentët e drejtësisë në Universitetin Luarasi është shprehur se Shqipëria është në rrugëtim të pandalshëm europian dhe diferenca dallohet tek filozofia, qasja dhe ritmi ndaj reformave.

Ai shton se vizioni i qeverisë është progresi në luftën pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

STATUSI I ALKET HYSENIT

Bashkëbisedim i shkëlqyer me studentët e drejtësisë në Universitetin Luarasi. Shqipëria në rrugëtimin e saj të pandalshëm evropian, mes problemesh dhe reformash, mes filozofive të ndryshme të zhvillimit dhe vizionit tonë të progresit e të luftës pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit. Me qëllimin e qartë për në destinacionin e sigurt, diferenca tregohet tek filozofia, qasja ndaj reformave dhe ritmi i tyre.

Faleminderit për ftesën Universitetit Luarasi që është konsoliduar si një institucion serioz dhe lider i arsimit të lartë privat në fushën e drejtësisë. Mirënjohje Rektorit, Prof Et’hem Ruka, stafit akademik profesional, veçanërisht Dr. Besnik Maho, por edhe studentëve të mrekullueshëm për mikpritjen dhe debatin e zhvilluar.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb