Erling Haaland mbetet një emër shumë i “nxehtë” në tregun e transferimeve, një sulmues që kërkohet nga pjesa më e madhe e klubeve evropiane. Prej kohësh pas biondit janë vendosur edhe dy gjigandët spanjoll, Real Madrid dhe Barcelona. Sipas të përditshmes Sport, dy ekipet pritet të nisin një “luftë” ndërmjet tyre për të siguruar shërbimet e sulmuesit të B.Dortmund.

Sport
Sport

Gjithnjë sipas Sport: emisarët e Real Madrid janë takuar në Monako me përfaqësuesin e Haaland për të gjetur një akord paraprak, ndërsa nga ana tjetër Barcelona i ofron sulmuesit mundësinë për të qenë ai ylli i ri i ekipit, të jetë ai pika e referimit, pa asnjë konkurrent, në mënyrë që të synojë me kohë të plotë të fitojë “Topin e Artë”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb