Chelsea as që ka ndërmend të dorëzojë kreun por as Man.City e Liverpool nuk dorëzohen. Gara për titull në Premier League vjen të jetë e ashpër mes tre ekipeve që po kalojnë një formë të shkëlqyer. Askush nuk gabojë në javën e 14-të duke fituar sfidat e tyre respektive. M.Mount në minutën e 29-të kaloi blutë në avantazh por në fundin e pjesës së parë Dennis barazoi shifrat në 1-1.

Në të dytën ishte Ziyech që brenda në zonë me një të majtë potente realizoi golin e dytë duke i dhënë londinezëve një trepikësh që i mban në krye në kuotën e 33 pikëve, një më shumë se Man.City.

Me të njëjtin rezultatin 1-2, “qytetarët” thyen Aston Villa në transfertë. Ruben Diaz dhe B.Silva realizuan dy gola në pjesën e parë për ekipin e Pep Guardiola ndërsa me fillimin e pjesës së dytë Watkins ngushtojë shifrat në 1-2 por pa mundur ti rrëmbejnë pikë Man.City.

Me 31 pikë, dy më pak se Chelsea, Liverpool vijon serinë e rezultateve pozitive, këtë herë duke mposhtur Everton me rezultatin 1-4. Hederson dhe Momo Salah realizuan dy gola brenda 19 minuta, ndërsa Gray në të 39-tën ngushtojë shifrat në 1-2. Në fraksionin e dytë, Salah dhe Diogo Jota shënuan dhe dy herë të tjera duke kompletuar “pokerin” e kuq.
(BalkanWEB)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb