Ministri Arben Ahmetaj i ngarkuar me detyrën e administrimit të situatës së koronavirusit është shprehur në një lidhje live për ”News24” se është i sigurt se Shqipëria do e luftojë këtë luftë.

Ahmetaj shprehet se qeveria është e përgatitur të administrojë situatën por me planin A do ja hidhte me pak dhimbje, kurse ministri lut zotin që ëështja mos shkojë në planin D.

Ndërkohë sa i përket pyetjes se pse energjinë elektrike nuk e paguan qeveria, Ahmetaj shpjegoi se qytetarët duhet ta paguajnë atë pasi në prill OSHEE nuk do të ketë para në këtë situatë të paguante për të blerë energji elektrike dhe më pas ose do merrte nga buxheti i shtetit ose do merrte kredi në bankë që do e paguante shteti.

”Ajo familje që është e shtresës në nevojë do të ndihmohet qoftë në aspektin humanitar qoftë në aspektin financiar tek bazikja. T’ja u them ë’farë ndodh. Nëse nuk paguajmë energjinë elektrike që në prill OSHEE nuk do të kishte para të blinte energji për të furnizuar. Por tani për shkak të maturisë kemi garantuar dhe importin e energjisë, edhe energji në vazhdimësi jo si në vitin 2011, 2007 apo 2003.

Po nuk paguam dritat atëhere OSHEE të vijë në buxhet. Po s’pagoi buxheti OSHEE do të shkojë te banka që prap do e garantojë buxheti.

Prandaj dhe paketa i referohet familjeve në nevojë, qytetarëve, familjeve me ndihmë ekonomike, të papunëve, biznesit të vogël, atyre të vetëpunësuar, kamatvonesat.

Po arritëm ta mbajmë, ta frenojmë armikun tek plani A, e kemi fituar me shumë pak dhimbje. Por nga jetëgjatësia e agresionit dhe përshkallëzimi i rënies ekonomike, pra ëdo gjë është e paparashikueshme. Pra qeveria është e përgatitur. I lutem zotit dhe shqiptarëe që kurrë mos shkojmë tek ai plan. Luftën do ta fitojmë.”- tha Ahmetaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb