Tashmë që Ballkani perëndimor është në paqe, disa shkojnë në lindje për të luftuar. Nga deti i Azovit e deri në Aleppo, luftëtarët nga Ballkani Perëndimor kanë shkuar në luftë. Kaq të shqetësuara janë qeveritë e tyre sa edhe ligjet janë miratuar për ta bërë luftën jashtë vendit të paligjshme dhe shërbimet e tyre të sigurisë po bashkëpunojnë me ato të huaja për t’i monitoruar ato. Edhe pse jo të shumtë në numër, luftëtarët ballkanas janë përfshirë në shumë beteja të huaja.

Serbët kristian-ortodoksë po i bashkohen rebelëve pro rusë në Ukrainë ndërsa katolikët kroatë po luftojnë në anën e Ukrainës. Shqiptarët myslimanë, boshnjakë dhe myslimanët nga Sanxhaku, zona që shtrihet ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi, kanë shkuar për të luftuar në Irak dhe Siri. Të gjithë përhapin mesazhet e tyre në internet dhe i dërgojnë përshëndetje njëri-tjetrit. Muajin e kaluar dy kroatë duke folur në YouTube thanë për “miqtë e tyre serbe “Shpresojmë t’ju shohim së shpejti!”, Për serbët dhe kroatët, kjo luftë të kujton konfliktin e viteve ’90.

Shumë serbë janë të lidhur në grupe të vogla ultra-nacionalistë. Ata ndjejnë neveri për qeverinë e tyre, urrejnë Bashkimin Evropian dhe janë kundër bashkimit me NATO-n. Ata besojnë se janë duke luftuar një luftë të krishterë. Këtu ata janë si kroatët të cilët i janë bashkuar batalionit Azov të Ukrainës, një njësi famëkeqe për simbolin e saj neo-nazist që ka tërhequr vullnetarë nga e djathta ekstreme në Evropë.

Edhe pse ata tërheqin shumë vëmendje, thotë Kacper Rekawek, një studiues polak, janë relativisht të paktë luftëtarët e huaj në Ukrainë, përveç rusëve. Sipas tij rreth 300 luftëtarë kanë kaluar në secilën anë. Por me deri në 100 serbë që kanë luftuar për rebelët, ata përbëjnë grupin më të madh të huaj. Kroatët, me 25 luftëtarë të rastësishëm, janë kontingjenti i tretë më i madh i huaj në anën e Ukrainës.

Në Siri dhe Irak numrat janë shumë më të mëdhenj. Shpend Kursani, autor i një raporti për kosovarët që luftojnë atje, thotë se ai ka identifikuar 232 të tillë. Ka pasur 330 boshnjakë, 90 shqiptarë, 70 serbë dhe 12 maqedonas. Lideri i kontingjentit shqiptar në shtetin islam është Lavdrim Muhaxheri i cili, sipas anëtarit të kthyer që ka folur me Z. Kursani, është i fiksuar me vlerësimet e tij në mediat sociale. Muhaxheri ka bërë një video në të cilën ai i pret kokën një pengu Irakian. Z. Kursani del në konstatimin se nëse xhihadistët llogariten si përqindje e popullsive të vendeve, Kosova është në top listë të 22 vendeve, të dytët janë Boshnjakët dhe nga Shqipëria në vend të katërt.

Sipas Z. Kursani, shumica e kosovarëve në Siri janë nga zonat rurale dhe të paarsimuar. Gati dy të pestat e tyre janë me precedent penal. Rreth 34 shtetas kanë mbetur të vrarë. Në kundërshtim me opinionin e përgjithshëm që fajëson ndikimin saudit, Z. Kursani konstaton se luftëtarët kanë qenë të motivuar nga ideologjia “Takfiri”, e cila ka qenë e përhapur kohët e fundit në Kosovë përmes imamëve shqiptarë që jetojnë në Maqedoni.

Shumica e luftëtarëve përballen me arrestimin kur ata të kthehen (por jo në Kroaci, ku luftimi në luftëra të huaja nuk është i jashtëligjshëm). Ndoshta kjo mund të jetë arsyeja pse më të paktë janë ata që po shkojnë aktualisht. Qeveritë e Ballkanit nuk duan as nacionaliste ekstreme dhe as islamistë të dhunshëm të cilët shkaktojnë probleme. Ajo çka shkakton habi është shkalla në të cilën, pavarësisht nga fetë e tyre, pjesa më e madhe e luftëtarëve nga Ballkani janë bashkuar gjerësisht kundër liberalizmit dhe Perëndimit. (The economist)

 

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: