Shpëtimi mbetet një mision i vështirë, por Luftëtari nuk ka ndërmend të dorëzohet. Konfirmimi për këtë vjen me fitoren 2-0 kundër Skënderbeut, që thellon më tej krizën e skuadrës së drejtuar nga Ilir Daja. Heroi i gjirokastritëve ishte padyshim Griseld Lika, autor I dy golave në suksesin e vendasve. Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për të zotët e shtëpisë, që pritën vetëm nëntë minuta për të festuar epërsinë.

Luftetari 1
Luftetari 1

Lika goditi saktë duke lënë pa shanse portierin kundërshtar. Pa asnjë efekt në rezultat përpjekjet e Skënderbeut në pjesën e parë, ndërsa me rikthimin në fushë, të besuarit e Ilir Dajës do të merrnin edhe goditjen e KO. Sërish Lika ai që në minutën e 53-të vendosi firmën e tij edhe në golin që vulosi suksesin për Luftëtarin. Me këtë fitore, Luftëtari ngjitet në kuotën e 11 pikëve, por gjithsesi mbetet ende larg zonës së shpëtimit. Nga ana tjetër, vështirësohet sezoni i Skënderbeut, që me 20 pikë pas 16 ndeshjeve blindohet në vendin e tetë që do të thotë play-out.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb