Nikolin Çoçli e ka nisur me një barazim aventurën e tij te Luftëtari. Trajneri korçar, që deri pak kohë më parë ka qenë pjesë e akademisë së Partizanit, në prononcimin e tij për “Supersport” lavdëron paraqitjen e lojtarëve të tij dhe shpreh hidhërimin për golin e epërsisë që u anulua në mënyrë të pabesueshme nga anësori Denis Rexha.

Çfarë iu bindi për të qenë pjesë e Luftëtarit?

Që në momentin që kam arritur këtu, kam ardhur me një besim, në gjirin e skuadrës ka lojtarë të rinj me nivel. Besova gjithmonë te cilësitë e tyre. Niveli i tyre është i admirushëm. Kanë cilësi shumë të mira fizike. Orientimin taktik e morën gjatë kësaj periudhe. Menduam që skuadra do të formohej dhe do të ketë nivelin e duhur. Kishim mundësi që sot ta fitonim ndeshjen. Skuadra ishte në pressing difensiv në 70 % të rasteve. Kukësi pretendon kampionatin, vlerat e lojtarëve janë shumë të larta. Duhet të dish të barazosh forcat. Kur kundërshtarët janë shumë të fortë, duhet të barazosh forcat dhe duhet të mbrohesh mirë. Kjo ishte strategjia jonë. Vendosa që skuadra të sakrifikonte, fashat anësore punuan mirë. Ishim përgatitur shumë mirë. Iu kam dhënë orientimin e duhur që skuadra të jap shpirtin. I falenderoj për shpirtin e garës dhe sakrificën e bërë.

Momenti i golit të anuluar…

Nuk e kam idenë pse u anulua. S’ka asnjë faull asnjë gjë. Është vendimi i arbitrit. Nuk e di si e ka marrë këtë vendin kaq abstrakt. Arbitrat janë me misionin që të gjykojnë ndeshjen me përpikëmëri. Nuk e di i kujt është faji, nuk merrem me gjyqtarët. Janë pika e dobët. Nuk kam qejf të atakohem. Dobësitë dihen gjithë andej. Vendimin e ka marrë kryesorin. Unë i njoh, i kam miq. Në arsyetimin dhe logjikën time i pyeta, anësori më tha që vendimin e ka marrë kryesorin.

Goli i anuluar on Vidnews.

Ekipi kishte marrë fytyrën dhe karakterin tuaj…

Unë jam natyrë që gjithmonë sakrifikoj. Në momentin që sakrifikon do të kesh benefite. Mjafton që puna të jep vlerësime.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb