BERLIN

Kompanitë ajrore të lidhur me kompaninë ajrore gjermane, Lutfhansa Group, njoftuan se për shkak të koronavirusit të ri (Covid-19) do të anulojnë 23.000 fluturime në periudhën 19 mars-24 prill, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e bërë nga kompania, për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme që shkaktojnë përhapjen e koronavirusit, thuhet se është e nevojshme anulimi i 23.000 fluturimeve të kompanive ajrore të Lufthansa Group mes datave 29 mars dhe 24 prill.

Më tej në njoftim është potencuar se në javët në vijim gjithashtu priten edhe anulime të tjera, duke shtuar se rregullimi i kapacitetit më shumë ka ndikuar fluturimet për Evropën, Azinë dhe Lindjen e Mesme.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb