UKRAINE- Luftimet mes qeverisë së Ukrainës dhe forcave separatiste në lindje të vendit morën jetë të tjera njerëzish të premten, ndërsa vazhdon një betejë e ashpër për të marrë kontrollin e aeroportit të Donetskut.

Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase Andriy Lysenko tha se gjashtë ushtarë u vranë dhe 18 të tjerë janë plagosur gjatë 24 orëve dhe se një civil u vra në një sulm të rebelëve në një pikë kontrolli në qytetin Fashchevka në rajonin Luhansk në lindje të Ukrainës.

Zyrtarët në qytetin e Donetsk thanë se katër civilë u vranë dhe një u plagos pasi bombardimet shkaktuan zjarr në një depo, raporton Zëri Amerikës.

Këshilltari i presidentit të Ukrainës Yuri Biryukov tha përmes Facebook-ut se separatistët e mbështetur nga Rusia kishin ndërmarr një sulm të ashpër për aeroportin e Donetskut të premten në mëngjes dhe se intensiteti i luftimeve dhe situate atje ishin më të rëndat që nga shtatori i kaluar.

Rebelët thanë se janë pranë marrjen së plotë të kontrollit të aeroportit të Donetskut por zëdhënësi Lysenko tha të premten se forcat e qeverisë janë ende nën kontroll të ndërtesës që është pothuajse e shkatërruar pas disa muaj luftimesh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: