Ukraina po përgatitet për një përshkallëzim të madh nga Rusia, ndoshta në dy deri në tre javët e ardhshme, ka thënë zyrtari i lartë i sigurisë i presidentit ukrainas Zelensky për Sky News.

Oleksiy Danilov, Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës,  tha se luftimet më të vështira nuk kanë ardhur ende dhe se muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për të vendosur rrjedhën e luftës.

Ai u bëri thirrje aleatëve perëndimorë që të dërgojnë më shumë armë, duke përfshirë avionë të Forcave Ajrore Mbretërore Typhoon nga Mbretëria e Bashkuar dhe avionë luftarakë nga partnerë të tjerë.

Kjo deklaratë nga pala ukrainase vjen në një moment kur flitet se Moska dhe presidenti rus Putin po përgatiten të dërgojnë një numër të madh rekrutësh në fushëbetejë, duke u përfolur për shifra të frikshme deri në 500 mijë ushtarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: