YEREVAN

Rajoni i shkëputur i Nago-Karabakut në Kaukazin e Jugut tha të dielën se 16 nga ushtarakët e saj ishin vrarë dhe më shumë se 100 janë plagosur në përleshjet me forcat azeriane.

Azerbajxhani raportoi se 19 civilë ishin plagosur në përleshjet mbi Nago-Karabakun, një rajon i shkëputur i cili është brenda Azerbajxhanit, por drejtohet nga armenët etnikë.

Konflikti për një kohë të gjatë shqetëson pjesërisht vendet perëndimore dhe rajonale sepse mund të shkaktojë paqëndrueshmëri në Kaukazin e Jugut, i cili shërben si një korridor për tubacionet që transportojnë naftë dhe gaz në tregjet botërore.

Kryeministri armen Nikoll Pashinyan i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare për të siguruar që Turqia, e cila tradicionalisht mbështet Azerbajxhanin, të mos përfshihet në konflikt.

Turqia kritikoi ashpër Armeninë rreth përplasjeve të reja, duke thënë se Jerevani ishte një pengesë për paqen dhe duke u zotuar të vazhdojë mbështetjen e saj për Bakunë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb