JEREVAN

Luftimet kanë vazhduar edhe gjatë natës midis Azerbajxhanit dhe enklavës së tij etnike malore armene të Nago-Karabakut, tha të martën ministria e mbrojtjes e Azerbajxhanit.

Këto luftime janë vazhdë e konfliktit armeno-azer, që ka shumë dekada që zgjat, raportojnë mediat e huaja.

Ministria tha në një deklaratë se forcat kundërshtare u përpoqën të rimarrin tokën e humbur, duke shënuar kundërsulme në drejtimet e Fuzuli, Cebrayil, Agdere dhe Terter.

Armenia e Azerbajxhani kanë disa ditë që luftojnë me njëra-tjetrën, ndërsa si pasojë, disa ushtarë kanë ndërruar jetë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb