Një pjesëtar i ushtrisë ruse u vra në qytetin ukrainas të Chernobayevka pas një sulmi artilerie, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në një postim në Facebook të shtunën.

Në postim, thuhet se gjenerallejtënant Andrei Mordvichev, komandanti i Ushtrisë së 8-të të Kombinuar të Armëve të Qarkut Ushtarak Jugor të Forcave të Armatosura Ruse kishte vdekur.

Fokd56bxeamvklq
Fokd56bxeamvklq

Në përditësimin e tij të përditshëm, ai shtoi gjithashtu se vija e frontit të luftës nuk kishte ndryshuar ndjeshëm në 24 orët e fundit, por tha se trupat e Ukrainës kishin arritur të shkatërronin disa kolona me personel ushtarak rus në rajonet Mykolaiv dhe Sumy.

BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb