UKRAINE- Të paktën 40 persona mes të cilëve ushtarë të qeverisë dhe civilë janë vrarë gjatë luftimeve të ashpra të ditës së djeshme, në lindje të Ukrainës mes forcave ukrainase dhe separatistëve pro rusë.
Zyrtarët Ukrainas njoftuan se 15 ushtarë dhe 12 civilë u vranë gjatë 24 orëve të fundit. Një reporter i agjencisë AFP, në qytetin Makiva i cili kufizohet me Donjeckun, ka thënë se tre ndërtesa janë përfshirë nga zjarri pas gjuajtjes me mortaja.
Një grua në vendin e ngjarjes ka thënë se gjyshja e saj u vra dhe gjyshi u plagos, pasi granatat goditën shtëpinë e tyre. Raportet për viktima të reja vijnë, pasi të shtunën ka dështuar mbajtja e një takimi në Minsk i cili kishte për qëllim arritjen e paqes. Më shumë se 5 mijë e 100 viktima janë raportuar që nga fillimi i konfliktit në prill të vitit të kaluar.

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: