Një snajper kanadez i është bashkuar së fundmi luftës në Ukrainë. Ai ka treguar arsyet, se përse iu bashkua kësaj beteje.

“Unë dua t’i ndihmoj ata. Është kaq e thjeshtë”, citohet të ketë thënë ushtari, i cili njihet vetëm me pseudonimin “Wali”, në një intervistë të fundit me Canadian Broadcasting Corp.

“Më duhet të ndihmoj sepse këtu ka njerëz që bombardohen vetëm sepse duan të jenë evropianë dhe jo rusë”.
Sipas New York Post, ish-anëtari i elitës së Regjimentit Mbretëror 22 të Kanadasë tha se kjo është një përvojë surreale dhe kjo vjen nga dikush që shërbeu si në Irak ashtu edhe në Afganistan, si dhe u bashkua me luftëtarët kurdë disa vite më parë për të luftuar ISIS-in.

  • foto galeri
  • foto galeri

Wali tha se u përshëndet nga ukrainasit me krahë hapur kur shkoi për të luftuar.
“Ata ishin shumë të lumtur që na kishin ne”, tha Wali. “Është sikur u bëmë miq menjëherë”.
“Një javë më parë, unë isha ende duke programuar gjëra”, ka rrëfyer ai. “Tani po marr raketa antitank në një magazinë. … Ky është realiteti im tani”.

Ish-snajperisti elitar i Forcave Kanadeze ka përvojë të gjerë luftarake me turne të mëparshëm në Irak dhe Afganistan.

Kanadezi tha se do të humbasë ditëlindjen e parë të djalit të tij, i cili është kthyer në shtëpi me pjesën tjetër të familjes së tij të re.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: