Ekipi i futbolli italian i Interit ka dhuruar 300 mijë maska për Kinën e cila është prekur e gjitha nga koronavirusi.

Maskat shërbejnë për të mbrojtur njerëzit nga koronavirusi i cili është i transmetueshëm nga kontakti i drejtpërdrejtë i njerëzve.

Kujtojmë se Inter është në pronësi të një kinezi, Steven Zhang dhe më rastin e solidaritetit ka dhënë dhe një mesazh.

“Jemi vëllezër e kësaj bote. Luftojmë së bashku, qëndroni të fortë’’. Inter është një ekip shumë i popullarizuar duke patur shumë mbështetje dhe tifozë kinezë në Kinë dhe jashtë saj.

Kina është në emergjencë edhe për maskat mbrojtëse dhe pse është një nga vendet më të fuqishme ekonomikisht. Ajo i ka kërkuar disa shteteve t’i dërgojnë maska, kurse i ka bërë apel qytetarëve që të presin maskat para se t’i hedhin pasi dikush tjetër mund ta vendosë dhe të përhapë virusin nëse e kanë pasur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb