Teksa Shqiperia dhe vendet e tjera të Ballkanit janë në betejë me zjarret, Ministrja e Arsimit  Evis Kushi i ka konsideruar zjarrfikësit si heronj që luftojnë çdo ditë me flakët për të shpëtuar jo thjesht shtëpi, pyje e bagëti, por shpëtojnë jetë, zemra, kujtime, ëndrra.

Këtë deklaratë e ka bërë duke sjellë në kujtesën e saj një histori me një nxënës i cili donte të bëhej zjarrfikës kur të rritej. Sipas saj nuk ka frymëzim më të madh se personazhet e jetës reale.

Në fund ajo shkruan se të gjithë jemi krenarë për heronjtë e heshtur, pa emër, në këto ditë të zjarrta vere.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb