Gazetari Berat Buzhala, i cili u infektua me Covid-19, po ashtu humbi babain nga koronavirusi, i është drejtuar me një apel qytetarëve në rrjetet sociale, ku i kërkon që “të luftojnë për të shpëtuar kokën e tyre dhe të familjes”.

Duke iu referuar neglizhencës së qytetarëve, Buzhala thotë se “organizimi kolektiv ka dështu dhe kjo nuk ështe hera e parë. S’ka këtu cka mo. Masat e kanë humb çdo kuptim”.

Reagimi
Ma çoi dikush nje video prej nje dasme mbrame. Nje dalldisje e cmendur. As D’ja prej distances sociale. Ne anen tjeter ne QKUK dhe ne pikat tjera shendetesore nuk ka me shtreter te lire ne dhoma. Pacientet po shtrihen dhe trajtohen ne korridore. Komunikimi shtet qytetare nuk po funksionon.

Organizimi kolektiv ka deshtu dhe kjo nuk eshte hera e pare.

Per kete arsye tash secili duhet te luftoje per te shpetuar koken e vet dhe te familjes. S’ka ketu cka mo. Masat e kane humb cdo kuptim.

Së di pse i mbyllem kishat e xhamiat. Bile ndoshta dikush ish lute ?‍♂️.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb