Gjermania zgjohet, reagon fuqishëm ndaj Portugalisë, siguron një fitore me “poker” golash, një fitore me përmbysje ndaj Ronaldos me shokë duke pasur tashmë presionin tek rivalët e tjerë të Grupi F. Pas humbjes kundër Francës gjërat u ndërlikuan jashtëzakonisht shumë për “pancerat” por në xhiron e dyte të grupit të “ferrit” situata përmbyset sërish, gjermania jo vetëm futet në lojë por një kombinim i duhur në ndeshjen e fundit mund ti dhurojë edhe kreun e grupit: “Ne kemi folur për disa probleme në ditët e fundit. Ishim ende duke kërkuar ekuilibër pas ndeshjes në Francë dhe e dinim që duhej të shtonim një ingranazh për të krijuar më shumë shanse. Luftuam shkëlqyeshëm dhe treguan moral të madh. Ne bëmë shumë sulme të mira kundër një kundërshtari vërtet të fortë”, u shpreh Loew në konferencë për shtyp.

Ronaldo
Ronaldo

Një humbje e tillë, me përmbysje, kundër Gjermanisë djeg jo pak, tani luzitanët duhet të bëjnë llogaritë me Francën në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve: “Gjermania është një nga skuadrat më të mira në botë. Unë e besova se mund të fitonim këtu, bëmë një start të mirë loje, ishim të organizuar dhe u përpoqëm të dalim para. Ne shënuam të parët, por loja ishte në favor të Gjermanisë. Sidoqoftë patëm besim dhe shansin për ta çuar ndeshjen në 2-0. Ne i dinim aftësitë e Gosens, ai shënoi dy gola dhe dha një asist. Në pjesën e dytë u mundova të ndryshoja, por në fund pësuam dhe dy gola në të njëjtën mënyrë. Kjo padyshim tronditi ekipi. Ishte një fitore e ndershme për Gjermaninë. Tani është koha të qartësojmë idetë dhe të përgatitemi për ndeshjen kundër Francës’’, theksoi Fernando Santos në konferencë për shtyp.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb